ARKATANA

Konjufca për Kadarenë: Populli shqiptar i dha botës një gjeni të letërsisë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës dhe bëri homazhe në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare, që u mbajtën sot në Tiranë.

Ai theksoi se dhimbja për ikjen e Ismail Kadaresë është shumë e madhe, por shtoi se ai “do të jetë mes nesh i paharruar, me krijimtarinë e tij që do të mbetet e pavdekshme në letërsinë botërore”.

Hidromorava

Kreu i Kuvendit vlerësoi se me veprën e tij Kadare zgjeroi gjuhën mprehu perceptimet dhe stërholloi ndijimet, ndezi imagjinatën e formësoi përfytyrime për të gjithë popullin tonë, përderisa figurat, frazat, vargjet dhe personazhet e tij janë tashmë referenca kolektive të mendimit dhe shqisave tona artistike si komb.

“Ismail Kadare i dha aq shumë kombit shqiptar, e për këtë të gjithë do të jemi gjithnjë mirënjohës, ndërsa përmes tij populli shqiptar i dha botës një gjeni të letërsisë, e për këtë do të jemi gjithnjë krenarë, ne dhe brezat që do të vijnë”, theksoi Konjufca./Express/