UBT

Konjufca: Në Kosovë figurat politike janë më të forta se Kushtetuta

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Shefi i grupit parlamentar i LVV, Glauk Konjufca ka folur për gjendjen politike në Kosovë, në tryezën e organizuar nga GLPS me temën e dialogut Kosovë- Serbi, raporton Zëri.info.

“Ka sistem politik që figurat politike janë më të forta se kushtetuta, e ky sistem është në Kosovë. Kosova e ka një rezolutë që e përcakton se kush duhet të bëjë negociata me Serbinë. Presidenti ka dal ne skenë një ditë ka thënë se unë du me bë dialogun me Serbinë”, tha ai.

Hidromorava

Sipas tij largimi i kryeministrit nga kompetencat e tij për dialogun e ka anashkaluar kuvendin.

“Pasi ai e përvetëson këtë proces ndodh një takim mes kryeministrit dhe presidentin dhe aty e kuptuam qe kryeministri ja dorëzoi mandatin për dialogun me Serbinë. Mirëpo kjo nuk mund të ndodhë duke anashkaluar kuvendin. I gjithë procesi ka gabime fundamentale qe nga vitit 2011, duhet të rishikohet dhe pastaj të emërohet negociatori, platforma dhe grupi negociator, mirëpo tani nuk është koha për një gjë të tillë”, tha Konjufca./ZËRI/