FITORJA

Konjufca: Me ‘Zajednicën’ do të ketë bosnjezim të Kosovës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sipas Konjufcës, plani i decentralizimit të komunave serbe në Kosovë, është plan i Serbisë për decentralizim etnik e që sipas tij, kjo tani po vërtetohet edhe më shumë me krijimin e siç tha ai, “Zajednicës”.

Komunat e Kosovës kanë nevojë për rishikim të procesit të decentralizimit dhe se kryetarët e komunave nuk janë të fortë të qeverisin si duhet, pasi që kompetencat e tyre janë vetëm në letër.

Qeverisja lokale ka nevojë për reforma të vazhdueshme e mbi të gjitha komunat e Kosovës duhet të forcohen sa i përket aspektit financiar.

Këto ishin disa nga konkluzat që u nxorën në konferencën me temë, “Nevoja për Rishikim të Decentralizimit në Kosovë”, e lansuar nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale dhe Instituti për Demokraci Lokale dhe Informim (LGiU).

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka theksuar se komunat e vendit kanë probleme sa i përket ushtrimit të kapaciteteve të tyre, pasi që sipas tij, gjërat po mbesin vetëm në letër, raporton “zeri.info”.

Ndërsa, drejtori Ekzekutiv i Institutit për Qeverisje Lokale në Londër, Jonathan Carr- Ëest, vuri në pah çështjen se decentralizimi nuk duhet t’i takojë vetëm pushtetit qendror por më shumë atij lokal.

FIDANISHTJA

“Kemi nevojë për politika të cilat bazohen në kontekstin lokal. Ne kemi nevojë për fuqizim të nivelit lokal në mënyrë që njerëzit ti marrin në dorë problemet. Në Kosovë qeverisja lokale bazohet më shumë në politikat qendrore”.

Në anën tjetër zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, tha se shpreson që në fund të këtij dhjetëvjeçari qeverisja lokale do të ndryshojë tërësisht dhe do të eliminohen të gjitha problemet.

E, kryetari i Komunës së Shtimes, njëherësh kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, theksoi se pushteti lokal ka nevojë për reforma.

Sipas tij, këto reforma duhet të bëhen edhe në Administratën Publike, raporton “zeri.info”.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se është kundër decentralizimit të komunave, pasi që siç tha ai, ky decentralizim është bërë në baza etnike.

Sipas Konjufcës, plani i decentralizimit të komunave serbe në Kosovë, është plan i Serbisë për decentralizim etnik e që sipas tij, kjo tani po vërtetohet edhe më shumë me krijimin e siç tha ai, “Zajednicës”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.