Hidromorava

Konjufca: Masakra e Abrisë akt barbar i politikës shfarosëse të Serbisë mbi popullin tonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në varrezat e martirëve të familjes Deliu në fshatin Abri e Epërme, të cilët para 23 vitesh u vranë dhe u masakruan barbarisht nga forcat serbe.

Kunjufca tha se masakra e Abrisë, ishte një nga krimet më të pashembullta të kohës, që e tronditi thellë ndërgjegjen e mbarë botës së lirë demokratike.

“Ka qenë një akt barbar i politikës shfarosëse të Serbisë mbi popullin tonë. Një ngjarje e trishtuar që e ka tronditur tërë botën demokratike. Pas gjakut të derdhur të familjes Deliu edhe bota ka ndryshuar mendim, duke u bërë më e vendosur në raport me Sllobodan Millosheviqin”, u shpreh kryeparlamentari.

ARKATANA

Kreu i Kuvendit tha se gjaku i martirëve të Deliajve, por edhe i të gjithë martirëve dhe dëshmorëve të Kosovës qëndron në themelet e lirisë dhe të shtetit. Sipas tij, pa gjakun e tyre shteti nuk do të bëhej, ndërsa tani është detyrë e secilit ta ruajë dhe ta mbajë atë.

Tutje theksoi se ajo që vazhdon t’i mundojë të gjithë është fakti se edhe sot e kësaj dite ata që kryen masakrën e Abrisë, por edhe masakrat tjera në Kosovë, ende vazhdojnë të jetojnë të lirë dhe pa u ndëshkuar nga askush.

“Deri më tani askush nuk është dënuar për të gjitha këto krime që janë bërë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Familjet e martirëve do të ndihen të qetë vetëm kur personat që kryen këto krime të vihen para drejtësisë”, tha Konjufca, njofton Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.