FITORJA

Konjufca: LVV ende nuk e ka emrin për kryetarin e ardhshëm të Kuvendit, koalicioni i nevojshëm për krijimin e Qeverisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA


Kryeparlamentari në detyrë, Glauk Konjufca pas takimit me partitë politike ku u diskutua për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se LVV ende nuk e ka caktuar emrin e kryeparlamentarit të ardhshëm.

“Sa i përket kryetarit të Kuvendit, LVV ende nuk e ka dhënë emrin e kryetarit të Kuvendit kjo për arsye se mendoj se të gjitha pozitat sa i përket përbërjes së re të mazhorancës që pastaj do të shndërrohet në qeveri, i nënshtrohen disa principeve e njëri prej tyre është përpjekja për të themeluar Qeverinë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se është e pamundur që të mos krijohet një koalicion në mënyrë që të jenë votat për formimin e Qeverisë së re.

“Kur jemi te Qeveria është e pamundur që të mos themelohet një koalicion që krijon mazhorancën e aftë për të zgjedh me 61 vota një qeveri të re. Të gjitha pozicionet përfshirë atë të kryetarit të Kuvendit i nënshtrohet këtij principi”, tha Konjufca.

Konjufca ka përmendur se kryetari i LVV-së, Albin Kurti deri më tash i ka dërguar ftesë për takim vetëm kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

UBT

“Letra i është drejtuar vetëm LDK-së, kurse gjuhën që do ta përdorim do të jetë një gjuhë e bashkëpunimit e partneritetit. Mund ta merrni me mend tensionet dhe polarizimet e mëdha që ndodhin gjatë fushatës, por në fund të fundit të gjithë zgjohemi një mëngjes dhe e shohim se cili është rezultati i zgjedhjeve dhe e kuptojmë se politika nuk ndërtohet mbi urrejtjen e dashurinë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se politika është me i kuptua interesat, që të cilat i përfaqësojmë nuk janë personale por interesat e Republikës.

Konjufca tha se ka pasur gjuhë të ashpër edhe nga ana e opozitës në drejtim të tij, por që nuk i ka ngelur “hatri”

“Nuk më ka mbetur hatri prej atyre shprehjeve dhe ia zgjati dorën e bashkëpunimit secilit që mund të pajtohemi se mund të bëjmë diçka bashkë për shtetin e Kosovës”, tha Konjufca.

Ai tutje tha se qëllimi i LVV-së në këto zgjedhje ishte arritja e 500 mijë votave, por meqenëse qëllimi nuk u arrit, duhet shkuar me planin B.

“Vetëvendosja e ka pas pozicionin transparent gjatë zgjedhjeve. Kemi thënë se qëllimi im ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare e pastaj e merr rezultatin e zgjedhjeve edhe e sheh që nuk e ke mbërri atë qëllim. Kjo është demokracia. E ke pas një qëllim dhe nuk ke mbërritur atë. E pastaj e modifikon rrugës. S’është mëkat kjo demokraci. E vendos një qëllim – nuk e kemi arritur. S’i kemi arritur qëllimet dhe tash jemi në skenarin B. Është rasti më normal i mundshëm”, ka thënë Konjufca./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.