UBT

Konjufca: Lista Serbe mund ta merr një ministri, por nuk do t’i kemi në koalicion

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për mundësinë e përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë që do të udhëhiqej nga Albin Kurti.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vetëvendosje e LDK nuk do të nguten në formimin e qeverisë për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës.

Ai ka thënë se shkuarja në zgjedhje të reja nuk është komoditet për VV-në, pasi sipas tij edhe qytetarët janë lodhur nga procesi zgjedhor, por edhe shpenzimi i buxhetit shtetëror do të ishte i panevojshëm në këtë rast.

“Në zgjedhje të reja do të shkonim vetëm nëse do të kishte kërkesa shumë të paarsyeshme nga LDK apo Vetëvendosje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se deri më tani bashkëpunimi Vetëvendosje-LDK është shembull për t’u ndjekur.

ARKATANA

Duke folur për përfshirjen e Listës Serbe në qeveri, Konjufca ka thënë se nuk do të pranojnë kushte nga ta në formulën qeverisëse.

“Nuk ka më “Kosovo i Metohija”… Do ta analizojmë me ekspertizën më të mirë përfshirjen e Listës Serbe në qeveri”.

Konjufca ka thënë se ministri që duhet të zgjidhet duhet të jetë në konsultim me Listën Serbe. “Por nuk do të bëjmë marrëveshje për koalicion siç është bërë në të kaluarën”.

“Neni 1 i Kushtetutës thotë se qeveria zgjidhet me 61 vota. Aty nuk përmendet se ato votat duhet të jenë nga shqiptaret, serbët, turqit…”, tha Konjufca./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.