ARKATANA

Konjufca: Jemi ndër vendet e para në rajon sa i përket transparencës së Kuvendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë sot se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit të sistemit politik. Këtë deklarata, Konjufca e bëri gjatë takimit me organizata partnere të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror.

“Ka qenë takim i nevojshëm dhe i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për shkak se unë besoj se demokracia parlamentare është baza e zhvillimit tonë dhe sistemit tonë politik. Meqenëse edhe me Kushtetutë ne jemi demokraci parlamentare, roli i Kuvendit për zhvillimin e vendit është qendror”, ka thënë Konjufca.

Eco Higjiena

Më tutke Konjufca tha se me transparencën e punës së Kuvendit, Kosova është ndër vendet e para në rajon.

“Për neve është e çmueshme për arsye se ne i realizojmë objektivat tona që janë për interesin e qytetarit të Kosovës, kështu që për këto vite si institucion përfaqësues Kuvendi ka arritur që duke përfshirë shoqërinë civile ta kthejmë në nivelin e transparencës e që është ndër vendet e para në rajon. Ky takim le të na shërbejë si nevojë për diskutim për atë se çka është arritur deri tash”, deklaroi ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.