HW

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë të pranishme, duke reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë dhe paraqitjes publike të Milan Radoiçiqit në një tubim të Partisë Progresive Serbe.

Në një postim në platformën X, Konjufca ka përmendur deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili në një tubim elektoral ka thënë se flamuri serb do të valojë “herët a vonë mbi Prizrenin”.

“Sërish, këtë javë, ambiciet e ripërtërira territoriale të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës u bënë të qarta, kur zëvendëskryeministri i saj, Ivica Daçiq, deklaroi në një tubim elektoral se flamuri serb do të ‘valojë herët a vonë mbi Prizren’, një qytet në jug të Kosovës. Kjo retorikë tregon se ambiciet territoriale të Beogradit janë larg të qenit çështje e së kaluarës”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka theksuar se vetëm dy ditë pas kësaj deklarate, Milan Radoiçiq, i kërkuar nga Interpoli për sulmin terrorist në Banjskë, u shfaq së bashku me Danilo Vuçiqin në tubimin e Aleksandar Vuçiqit në Kragujevc.

“Së dyti, vetëm dy ditë më vonë, Milan Radoiçiq, i kërkuar nga Interpoli për sulmin terrorist në Banjskë, të cilin e organizoi, u shfaq përkrah Danilo Vuçiqit në tubimin e partisë së Aleksandar Vuçiqit në Kragujevc, ku Vuçiqi kërcënoi sërish pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.

Sipas tij, këto veprime nuk janë provokime të izoluara, por dëshmi të vazhdimësisë së një politike të rrezikshme, e cila, siç tha ai, karakterizohet nga ekspansionizmi territorial në retorikë dhe pandëshkueshmëria për agresionin e armatosur në praktikë.

FIDANISHTJA

“Këto nuk janë provokime të izoluara. Ato nxjerrin në pah vazhdimësinë e një doktrine të rrezikshme politike: ekspansionizëm territorial në retorikë dhe pandëshkueshmëri për agresionin e armatosur në praktikë”, ka shkruar ai.

Konjufca ka kritikuar Serbinë, duke thënë se ajo nuk mund të pretendojë se synon paqen dhe integrimin evropian, ndërkohë që zyrtarët e saj të lartë sfidojnë hapur sovranitetin e Kosovës dhe Radoiçiqi vazhdon të jetë i lirë.

“Serbia nuk mund të pretendojë se synon paqen dhe integrimin evropian, ndërkohë që zyrtarët e saj të lartë sfidojnë hapur sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe organizatori i pranuar i sulmit terrorist vdekjeprurës në Banjskë vazhdon të jetë i lirë, duke u shfaqur publikisht përkrah familjarëve të presidentit, në vend se të përballet me drejtësinë”, ka theksuar Konjufca.

Ministri u ka bërë thirrje aktorëve ndërkombëtarë që t’i dënojnë këto veprime dhe të kërkojnë përgjegjësi.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet t’i dënojë pa ekuivok këto veprime dhe të kërkojë llogaridhënie. Sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk është i negociueshëm, dhe as drejtësia për sulmin terrorist në Banjskë”, ka shtuar Konjufca.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.