United Hospital

Kongresmeni amerikan: Atmosfera e mosndëshkimit në Serbi ta kujton kohën e Millosheviqit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kongresmeni amerikan nga New Jersey, Chris Smith, deklaroi se ka probleme serioze dhe pengesa në respektimin e të drejtave të njeriut në Serbi, dhe se atmosfera e mosndëshkimit ia kujton kohën e Sllobodan Millosheviqit, transmeton Gazeta Express.

Një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve reagoi ndaj raportimeve për arrestimin dhe ngacmimin ilegal të Konstantin Katiq, kur, siç deklaroi ai, autoritetet serbe e ndaluan atë në aeroportin e Beogradit ku e rrahën për rreth katër orë dhe e kërcënuan për një ‘tweet’ që e fyen presidentin.

“Rastet e tilla të shkeljeve të të drejtave të njeriut mund të ndodhin vetëm në një atmosferë të pandëshkueshmërisë kur abuzuesit nuk kanë frikë nga pasojat për veprimet e tyre”, tha Smith, duke shtuar se ajo të kujtonte “ditët e këqija të vjetra të Sllobodan Millosheviqit”, raporton “Danas”.

Uji Dea

Zëvendëspresidenti i Partisë Popullore serbe, Zdravko Ponos tha javën e kaluar se zyrtarët e BIA-s “ngacmuan dhe goditën” anëtarin e partisë Konstantin Katiq për gati katër orë për shkak të një postimi në Twitter që fyente presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të postuar në një llogari në Twitter, që s’sishte e tij.

Ekipi juridik i Partisë Popullore paraqiti një kallëzim penal në Prokurorinë për Krim të Organizuar kundër udhëheqësve të BIA-s Bratislav Gashiq dhe Marko Parezanoviq dhe tre oficerëve të cilët e arrestuan ilegalisht dhe e rrahën dhe torturuan Katiqin në aeroportin e Beogradit të dielën, 26 shtator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.