UBT

Kongresisti Torres: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia një satelit në orbitën e Rusisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ligjvënësi amerikan Ritchie Torres shprehu kritika ndaj administratës së presidentit Biden për qëndrimin ndaj Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, ligjvenësi demokrat nga Neë Yorku, që është edhe bashkë-kryetar i grupit për çështjet shqiptare në Kongres, thotë se “beteja mes demokracisë dhe autokracisë është një nga sfidat kryesore për shekullin e 21”.

“Përse Departamenti amerikan i Shtetit po gjykon në mënyrë të gabuar Kosovën demokratike duke i bërë lëshime Serbisë, një vendi gjithnjë e më autokratik”, tha ai.

Mobi Casa

Tutje shtoi se Kosova është aleat i palëkundur i SHBA-së, ndërsa Serbia ka qenë prej kohësh një satelit në orbitën e Rusisë si dhe Kinës.

“Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë, pas agresionit në Ukrainë dhe krimeve të Putinit ndaj popullatës civile atje. Duke pasur parasysh këto fakte, njeriu pyet vetens e pse DASH këmbëngul t’i bëjë lëshime një shteti satelit i Rusisë, në kurriz të një aleati të qëndrueshëm demokratik si Kosova”, u shpreh kongresisti amerikan.

Torrs theksoi se ka ardhur koha që Departamenti i Shtetit të vendosë mbështetjen e tij aty ku vlerat tona qëndrojnë, pas demokracive të vërteta si Kosova./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.