Kongresistët amerikan: Kosovën e vizituam të parën, kjo tregon se Amerika e mbështet pa rezervë

Kongresisti amerikan, Peter Roskam, ka thënë se kanë zgjedhur për ta vizituar Kosovën si shtetin e parë pas tranzicionin në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë.
Ai ka thënë se Kosova është në agjendën e SHBA-ve ashtu siç ka qenë nga të gjitha administratat dhe asgjë nuk ka ndryshuar, në aspektin e mbështetjes.
“Ne përfaqësojmë dhomën e përfaqësuesve kemi një marrëdhënie me Kuvendin e Kosovës. Mendojmë se një kuvend i fuqishëm është një demokraci e fuqishme. Kosova është vendi ynë i parë, sepse ky vend është aq i rëndësishëm dhe i e gjithë bota po e shikon Kosovës”, ka thënë kongresisti Roskam, raporton lajmi.net
Ndërsa kongresisti tjetër David Price ka thënë se Amerika ka investuar në Kosovë dhe ky udhëtim në Kosovë tregon se pavarësisht ndërrimit të administratës Kosova ka mbështetja të parezerva.
“Më vjen mirë që kam ardhur sërish në Kosovë. Gjithmonë kemi ndjerë një afërsi në këtë vend dhe kjo ndjejnë është e ndërsjellë dhe për aq sa vendi ynë ka investuar për vendin tuaj. Kemi pasur edhe një sezon mjaft interesante në vendin tonë, dhe ky ishte udhëtimi i parë pas trazicionit në SHBA dhe kjo është që të tregojmë se pavarësisht ndërrimit të liderishipit ne kemi një mbështetje të vazhdueshme për Ballkanin dhe Kosovën”, ka thënë Price gjatë një konference për media me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.