Uji Dea

Kongresi i VI, ja ku “zhgënjyem”

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Genc Prelvukaj – Nëse do të ekzistonte një problem i vetëm në ditët e 26 dhe 27 Janarit, ku Partia Demokratike e Kosovës hyri në fazën finale të procesit zgjedhor, padyshim që do të ishte ngjarja më e përfolur në fillimin e bardhë të vitit 2013.

Rrjeti medial shtyu në skaner cdo detaj të mundshëm, saqe një pjesë e tyre ishte vënë haptazi në gjah për një problem të vetëm që më pas i tërë procesi të pasqyrohej ndryshe. Paralajmërimet nga individë apo bashkësi të ndryshme politike për mundësinë e eksalimit të procesit, ku urrejtja do të kishte në dorë flamurin, rezultuan të pasakta sepse gjuha e tolerancës, rrespektit, butësisë dhe konsideratës ishin metoda e vetme e komunikimit.

Kongresi VI-te zgjedhor i Partise Demokratike te Kosoves demantoi në mënyrën më të mirë spekulimet për thyerje përbrenda strukturave të saj. Argumentoi bindshëm prezencën e një mentaliteti të lakmueshëm politik ndër antarë që procesin e kuptuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Punimet e kongresit treguan pjekurinë e strukturave partiake njëkohësisht duke hedhur poshtë edhe dyshimet e vëna ditë më parë nga të tjerët për mundësinë e ushtrimit të diktatit për njerëzit që duheshin votuar. Ata që ishin aty e panë mirë lirinë në zonën e votimit dhe pacenueshmërinë e votës së secilit delegat.

Është bërë e zakonshme të thuhet që përplasja e mentalitetit të vjetër me idetë reformatore janë të paevitueshme përbrenda një formacioni politik. Përballë një procesi të ndërlikuar secili me të drejtë edhe mund të dyshojë, Megjithatë kësaj radhe Partia Demokratike e Kosovës e demantoi edhe antarin më skeptik të saj , duke u kthyer në shembull se si menaxhohet dhe punohet në drejtim të zbehjës së një konflikti të mundshëm ndër gjenerata duke marrë më të mirën e njërës dhe tjetrës.

Pa tendence për të zhvlerësuar mendimin dhe punën e disa analistëve politikë, figurave politike në opozitë, por edhe të njerëzve që i ndjekin zhvillimet politike në mbarë vendin, e kishin gabim kur thuhej që do të kishim qasje përjashtuese ndaj disa figurave partiake që me dëshirë apo në pamundësi nuk ishin pjesë e procesit zgjedhor. Ata ishin pjesë e listës së hartuar nga kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, listë që krahas asaj të hartuar nga vetë degët, ju propozua mbi 700 delegatëve me të drejtë vote në sallë. Ata u përshinë në proces dhe delegatët e dhanë fjalën e tyre në listat e votimit.

Mobi Casa

Pozicionimi i hapur i Partisë Demokratike të Kosovës si parti e qendrës së djathtë nuk shkaktoi paqartësi në asnjë mënyrë. Ndoshta mund t`u ketë prishur punë partive tjera politike që refrenin e “PDK-se se majtë“ kanë tentuar ta shfrytëzojnë vazhdimisht gjatë fushatave elektorale. Sigurisht duke mos e spjeguar para njerëzve si duhet edhe të majtën, por duke e pasqyruar para tyre ekstremin dhe anen negative të saj. Përfitimi duke i thyer kurrizin tjetrit nuk është formë që rekomandohet sepse fryt nuk jep. Sidoqoftë, tanimë “Qendra e djathte“ çrregulloi metabolizmin e propagandës tek formacionet politike që nuk kursejnë mjet për qëllimet e tyre.

Për katër vitet që vijnë z.Thaçi do të jetë në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Me vetëm një votë kundër dhe të gjitha tjerat pro, iu besua mandati. Duke e peshuar mirë situatën, pa i bërë bisht të dhënave dhe fakteve , unë i ulur në rendin e 5te të delegatëve të degës së Prishtinës e ngrita kartonin e gjelbert për të dhënë votën pro. Konstatimi që nuk ishte gjë demokratike nuk është i qëndrueshëm aspak. Në fakt ishte vetë z.Thaçi në sallë që kundërshtoi tri herë zgjedhjën e tij me aklamacion, pa kundërshtarë, derisa në fund lëshoi pe i shtyrë nga reaksioni i delegatëve në sallë. Partia beson në të dhe përderisa nën udhëheqjën e tij ka arritur në pushtet dhe ende qeverisë me vendin nuk mund të kontestohet nëse është meritore pozita e tij për katër vitet që vijnë.

Pasqyrimi medial i njeriut që votoi kunder z.Thaçi, duke e konsideruar veprimin e tij si senzacional dhe të jashtzakonshëm , duke e masovizuar si lajm ishte i kundërt me përceptimin që i bëmë si kolegë atij përbrenda sallës. Votën e tij kundër e konsideruam si veprim normal dhe demokratik, mendim ndryshe që ndoshta edhe mund të jetë pjesë e pasurisë së Partisë Demokratikë të Kosovës përderisa disa medie e bënë si senzacion duke e vënë në pozitë jo të mirë për një veprim që vetë statuti i partisë së tij e mundëson.

Faza finale e zgjedhjeve te brendshme ne Partinë Demokratike të Kosovës u vu në fokus edhe nga qytetarët në përgjithësi. Për dy ditë rresht, rrjetet sociale ishin të sterngarkuara me komentim të ecurisë dhe rrjedhës së kongresit. Interesimi popullor për të ndjekur zhvillimet partiake është dukuri e mirë sepse ndikon qe sikurse mbështjetja poashtu edhe kritika të ndërtohen me saktësi dhe jo në bazë të fjalëve dhe fakteve të paqena që mund ti transmetojë një individ tek një individ tjetër më porosi të bashkësive tjera politike.

Për në fund ne “zhgënjyem” vetëm ne një rast: Qe nuk gabuam dhe nuk i dhamë kundërshtarëve politikë hapësire , dhe mundësi për ta shfrytëzuar më pas në dobi të tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.