UBT

Konflikti për një femër, vritet me thikë 44-vjeçari

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Konflikti për një femër i ka marrë jetën një 44-vjeçari nga Kavaja, ndërsa janë plagosur rëndë tre të tjerë. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit bëjnë me dije se gjatë përleshjes me thika ka humbur jetën Artur Kollçaku, ndërsa kanë marrë plagë të rënda 20- vjeçari Elvis Kollçaku, 35- vjeçari Aldo Gryka dhe 35- vjeçari Sajmir Fikaj.

Ngjarja e rëndë, e cila tronditi qytetin e Kavajës ndodhi pranë një lokali, tek ish-fabrika e qelqit në Kavajë.

Uji Dea

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, transmeton BW.

Sipas hetuesve të çështjes, dyshohet se ngjarja ka marrë shkas nga një lidhje jashtëmartesore e viktimës me nënën e 20-vjeçarit Kollçaku.