Uji Dea

Konflikti fizik rezulton edhe me plagosje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Besohet se deri te incidenti të ketë ardhur për motivet të ulëta. Për shkak të rrethanave të incidentit që të katër personat, të përfshirë në konflikt me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë ka thënë Ismet Hashani.

Katër persona që besohet se janë përfshirë në një konflikt fizik i cili ka rezultuar edhe me përdorimin e armës së zjarrit janë arrestuar nga policia. Ismet Hashani zëdhënës i policisë tha se të dyshuarit e ndaluar janë: Q. J (1992), A. J. (1992), F. M. (1962), si dhe R. M. (1986). Përndryshe R.M, . ka edhe plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në këmbë dhe një plagë tjetër nga arma e ftohtë po ashtu në këmbë. Pas tretmanit mjekësor në shërbimin emergjent, ai është ndaluar në Spitalin Regjional të Gjilanit për tretman mjekësor dhe se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka thënë se gjatë hetimeve të para besohet se incidentit fillimisht i ka parapri një konfliktit fizik, i cili ka rezultuar me lëndime trupore të të gjithë pjesëmarrësve të përmendur kurse njëri prej tyre (R. M), ka edhe plagë nga arma e zjarrit dhe arma e ftohtë.

Eco Higjiena

Zëdhënësi Hashani tha se Njësitet patrulluese dhe NJHR-së, në vend ngjarje i kanë ndërmarrë veprimet konkrete të ekzaminimit dhe grumbullimit të dëshmive dhe se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale: një pistoletë EKOL Tuna kalibër 8mm, që dyshohet se është përdorur në incident, katër plumba, një karikator, një gëzhojë dhe një thikë.

Besohet se deri te incidenti të ketë ardhur për motivet të ulëta. Për shkak të rrethanave të incidentit që të katër personat, të përfshirë në konflikt me vendim të prokurorit ndalohen për 48 orë. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.