ARKATANA

Konfiskohet një ngarkesë me dru pa dokumentacion në Gjilan, nis procedura ndaj të dyshuarit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të transportit ilegal të lëndës drusore në Gjilan, duke konfiskuar një sasi drush që transportohej pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

Ngjarja ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 12:30, kur njësitet policore, gjatë patrullimit të rregullt, ndaluan një traktor me rimorkio të ngarkuar me dru, i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit, policia konstatoi se lënda drusore transportohej pa dokumente përcjellëse dhe pa damkat zyrtare, duke ngritur dyshime për transport të kundërligjshëm.

Mobi Casa

Me vendim të prokurorit, e gjithë sasia e druve është konfiskuar dhe është dërguar në depon e Agjencisë Pyjore të Kosovës, ndërsa ndaj personit të dyshuar është iniciuar procedura ligjore. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Autoritetet rikujtojnë se transporti dhe tregtimi i lëndës drusore duhet të bëhen në përputhje me legjislacionin në fuqi, me dokumentacionin përkatës dhe vulat zyrtare, në funksion të mbrojtjes së pyjeve dhe parandalimit të prerjeve të paligjshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.