Konfiskohet marihuanë në parkun e qytetit në Gjilan, raportohet edhe zhdukja e një të miture
Gjilan – Policia e Kosovës ka iniciuar dy raste të ndara në rajonin e Gjilanit, që kanë të bëjnë me posedim të narkotikëve dhe zhdukjen e një personi të mitur.
Në rastin e parë, më 6 gusht 2026, rreth orës 22:40, gjatë një pune hetimore në parkun e qytetit në rrugën “Xhevat Ajvazi”, policia ka gjetur dhe konfiskuar rreth 7.20 gramë marihuanë. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë për posedim ilegal të narkotikëve, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Ndërkaq, në një rast tjetër, një qytetar ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia më 2 gusht 2026 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj. Policia ka regjistruar rastin si person i zhdukur dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen e saj./rajonipress/


