Fundamenti

Konfiskohen 25 krerë gjedhe kontrabandë nga Maqedonia

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Policia kufitare ka ndaluar 25 krerë gjedhe që u tentua të kontrabandohen nga territori i Maqedonisë në Kosovë. Kjo ka ndodhur në fshatin Drabesh (komuna e Vitisë), i cili ndodhet në brezin kufitar me Maqedoninë.

Pas ndalimit të kafshëve, të cilat në momentin e ndaljes kanë qenë pa përcjellës (pa pronar), është njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, inspektorët e së cilës kanë vendosur që gjedhet të konfiskohen dhe të dërgohen në fermën e kontraktuar nga AUV, e cila shfrytëzohet si karantinë deri në kryerjen e proceduara sipas legjislacionit në fuqi.

Pas inspektimit të kryer në karantinë, është vërtetuar se kafshët janë ne gjendje të mirë shëndetësore, janë të racave dhe moshave te ndryshme.

Mobi Casa

Edhe gjatë javës së kaluar janë konfiskuar 11 krerë kafshë kontrabandë nga Serbia e Maqedonia.

Paralajmërohen të gjithë ata të cilët tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin apo të kontrabandojnë kafshë, se do të pasojë konfiskimi i tyre, kurse pronarët (shqëruesit) do te dërgohen para drejtësisë.

Kontrabanda e kafshëve paraqet rrezik, sepse ato mund të jenë të sëmura dhe paraqesin rrezik për shpërndarje të sëmundjeve tek kafshët tjera, nëse nuk i nënshtrohen kontrollit veterinar. Konsumimi i produkteve të këtyre kafshëve paraqet rrezik të lartë për popullatën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.