UBT

Konfiskimi i pasurisë së paligjshme, pa aktgjykim

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pasuria e zyrtarëve publikë e krijuar në forma të paligjshme “herët ose vonë do të konfiskohet”, shkruan sot Koha Ditore. Kjo mund të bëhet edhe pa aktgjykim dënues, nëse hyjnë në fuqi rekomandimet që janë dhënë përkitazi me Ligjin e ri antimafi. Grupi Punues, që tashmë ka finalizuar një koncept dokument, ka propozuar që të mundësohet hetimi i pasurisë së politikanëve, të cilën e kanë krijuar nga 1 qershori i vitit 1999.

Përmes Ligjit antimafi synohet të rritet ndjeshëm shuma e konfiskimeve përfundimtare, ngase barra e të provuarit në masë të madhe do të kalojë në anën e të pandehurit duke lehtësuar kështu punën e organeve të ndjekjes.

Zyrtarë të prokurorisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë thënë se forma e vetme për të dekurajuar korrupsionin është përmes konfiskimit të pasurive të paligjshme.

Mobi Casa

Në konceptdokumentin që flet për pasurinë e fituar nё mёnyrё tё pajustifikueshme, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta, parashihen format e konfiskimit të saj.

http://koha.net/?id=27&l=61969