Fundamenti

Konfirmohet pjesërisht aktakuza në ‘rastin Xharra’

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Gjykata Komunale në Prishtinë e ka konfirmuar pjesërisht aktakuzën kundër Sami Lushtakut, Rexhep Hotit, Arizona Dibrës, Avni Azemit, Rizah Hajdarit dhe Qani Mehmedit. Të akuzuarit akuzohen për veprat penale Shkelje e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës, Kërcënim dhe Shpifje.

Pika e akuzës për veprën penale të Kërcënimit është konfirmuar për Sami Lushtakun, Rizah Hajdarin, Qani Mehmedin dhe Avni Azemin, kurse është hedhur poshtë për Rexhep Hotin dhe Arizona Dibrën, njofton EULEX-i.

Pika e akuzës për veprën penale të Shpifjes është hedhur poshtë nga aktakuza kurse procedura është ndërprerë ashtu që pala e dëmtuar ta ndjekë rastin me padi civile.

ARKATANA

Pika e akuzës për veprën penale të Shkeljes së statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës është hedhur poshtë për të gjithë të akuzuarit.
Aktakuzën e kishte ngritur një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Rasti ka të bëjë me një fushatë të pretenduar të kërcënimeve kundër gazetares Jeta Xharra dhe një pjesëtari të personelit të saj në Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) nga ana e gazetës Infopress në qershor 2009, pas transmetimit të një programi televiziv (të drejtuar nga Jeta Xharra) gjatë të cilit thuhet se ishte raportuar në mënyrë kritike për kryetarin e komunës së Skenderajt dhe për rajonin e Drenicës.

Prokurori Special dhe pala e dëmtuar kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në afat prej tri ditësh pasi t’u jetë dorëzuar ai./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.