Konfirmohet aktakuza për Haraqinë dhe Beqirin
Gjykata e Qarkut në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj dy ish-ministrave të Kulturës, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, si dhe producentët Armond Morina e Nehat Fejza.
Aktakuza është konfirmuar në të gjitha pikat e saj. Haraqija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, pasi duke tejkaluar autorizimet e tij kishte nënshkruar, në kundërshtim më ligjin, dy kontrata në vlerë 570 000 euro, shkruan Gazeta JNK.
Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 000 euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.