Hidromorava

Konfirmohet aktakuza ndaj Sllobodan Kostiqit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Sllobodan Kostiq akuzohet se më 23 tetor 2012 në fshatin Ropotovë të Ranillugut me dashje eventuale dhe nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t`i privojë nga jeta të dëmtuarit Aleksandër Ceniq, Vlladan Aleksiq e Millosh Dimiq.

Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan , gjegjësisht pranë gjykatësit të procedurës paraprake Abdullah Ahmeti është konfirmuar aktakuza kundër Sllobodan Kostiqit nga fshati Tomancë e Ranillugut i njohur me nofkën “Endacaku”.

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori publik i qarkut Agron Uka , Sllobodan Kostiq akuzohet se më 23 tetor 2012 në fshatin Ropotovë të Ranillugut me dashje eventuale dhe nën ndikimin e alkoolit ka tentuar t`i privojë nga jeta të dëmtuarit Aleksandër Ceniq, Vlladan Aleksiq e Millosh Dimiq.

Eco Higjiena

Kostiq akuzohet për veprën penale “vrasje në tentativë”, derisa ai dyshohet se pos shtënies me armë ka tentuar disa herë t`i godas edhe me veturë të dëmtuarit. I pandehuri Kostiq në hetuesi nuk e ka pranuar veprën dhe ka thënë se nuk i kujtohet nëse e ka goditur dikëndë me veturë.

Por deklaratën e Kostiqit e kanë demantuar palët e dëmtuara Aleksandër Ceniq, Vlladan Aleksiq e Millosh Dimiq. Këta dëshmitarë-palë të dëmtuara kanë treguar se ka qenë pikërisht Kostiq ai që i ka provokuar në kafiterin “Ballkan Cafe”.

Në këtë proces gjyqësor pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë kurse Sllobodan Kostiq ndodhet në paraburgim nga data 23 tetor 2012./rajonipress/