Eko Higjiena

Konferencierët…

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në prag të Vitit të Ri, është bërë zakon, që përfaqësuesit institucionalë dhe partiakë, të japin mesazhe urimi e përgëzimi për vitin në vijim dhe t’i shprehin përshtypjet e mbresat e tyre për vitin, të cilin po e lëmë prapa.

Nëpër këto konferenca gazetarësh, nuk lë njeriu pa dëgjuar sfidat e sakrificat, të cilat i kanë shoqëruar institucionet tona dhe zyrtarët e tyre, të cilat po e përmbyllin këtë vit me vështirësi të shumta.

Konferencierët, në prag të këtij fundviti, nuk lënë pa përmendur vështirësitë, me të cilat janë përballur, gjatë gjithë vitit në shërbim të kërkesave të qytetarit, projekteve, tenderëve, vendeve të punës me “kontrata” dhe qindra e mijëra kilometra rrugë në shërbim të takimeve zyrtare, drekave dhe darkave sulltanore.

Për dallim nga konferencierët në Tiranë dhe në Prishtinë, këta të Luginës kanë një çikë alibi, ngase ata i pengon Beogradi, me kamxhikun financiar, buxhet ky i cili sa vjen e zvogëlohet e nuk u del as për t’i kruar dhëmbët.

Porosia e konferencierëve është t’i shtrëngojnë kravatat në vend të rripave, ngase buxheti i vitit në vijim është zvogëluar, si dhe janë pamundësuar hapja e vendeve të reja të punës.

Këto kufizime të natyrës financiare, kanë qitë në harresë ankesat e konferencierëve si dikur për diskriminime sistematike të shtetit ku jetojnë në fushën e të drejtave të njeriut, kulturës informimit, shëndetësisë, burgosjet, vrasjet etj.

UBT

Por, gjërat nuk duhet shikuar vetëm me buzë në vaj.
Viti 2014, sipas konferencierëve do të jetë një vit i kthesave pozitive, sukseseve dhe progresit.

Krerët e institucioneve dhe partive politike, premtojnë se hallet e shqiptarëve në vitin në vijim, do të zbuten me krijimin e një Fondi për Luginën e Preshevës, Fond, i cili do të mbushet nga Tirana, Prishtina dhe diaspora.

Liderët tanë institucionalë e partiakë, përveç subvencioneve që gëzojnë nga Beogradi, në vitin 2014, presin subvencione shtesë edhe nga dy shtete amë: Shqipëri dhe Kosova.

Pas këtyre premtimeve vjen e këndshme shprehja fabulave: “Qengji i butë i thith dy nëna, ju nuk dini me të renë, pinë servili gjithë kopenë!”

Gëzuar Viti i Ri 2014!

Redaksia “Jehona” – Lugina e Preshevës, revista e gjithë shqiptarëve.
www. jehonapress.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.