Fundamenti

Komuniteti i Hajvalisë në mbështetje të Behgjet Pacollit: E vërteta të zbardhet, drejtësia të veprojë pa ndikime politike

/ 2 minuta lexim
HW

Behgjet Pacolli është një nga njerëzit që e ka bërë emrin e Kosovës të njohur në botë përmes punës, sipërmarrjes dhe investimeve të tij. Pavarësisht bindjeve politike, askush nuk mund ta mohojë kontributin e tij ndër vite për Kosovën dhe shqiptarët.

Kur një investitor pretendon se është përballur me padrejtësi dhe kërkon një hetim të plotë nga institucionet e drejtësisë, përgjigjja duhet të jetë transparenca, ligji dhe e vërteta – jo paragjykimi dhe gjykimi paraprak.

Nëse ka pasur shkelje, ato duhet të hetohen deri në fund dhe secili duhet të mbajë përgjegjësi. Nëse jo, atëherë edhe emri, dinjiteti dhe reputacioni i atyre që janë dëmtuar duhet të rehabilitohen.

ARKATANA

Hajvalia ka qenë dhe mbetet krenare për njerëzit e saj. Behgjet Pacolli është pjesë e këtij komuniteti dhe suksesi i tij ka qenë gjithmonë edhe krenari për vendin tonë.

Sot, si bashkëvendës, urojmë që e vërteta të dalë sa më shpejt në dritë, ndërsa drejtësia të bëjë punën e saj me profesionalizëm, pa ndikime dhe pa standarde të dyfishta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.