FITORJA

Komuniteti bujqësor dhe i arsimit paraqesin kërkesat për planifikimin buxhetor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore për vitet 2025-2027 nga Komuna e Gjilanit, ku sot janë marrë kërkesat nga komuniteti bujqësor dhe i arsimit.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, ka falënderuar pjesëmarrësit, duke shpresuar se bashkërisht do t’i shtyjnë proceset përpara.

Ajo tregoi se po mbajnë dëgjimet për planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027, me qëllim të inkorporimit të kërkesave nga qytetarët dhe punonjësit e arsimit, shëndetësisë, kulturës, bujqësisë, rinisë e fushave tjera.

Drejtoresha për Buxhet e Financa e Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, tha se po kalojnë në një fazë të rëndësishme për dëgjimet buxhetore.

“Me këto dëgjime buxhetore, po tentojmë ti bëjmë aktiv qytetarët me kërkesat e tyre”, tha drejtoresha.

ARKATANA

Sipas saj për vitin 2025 janë të planifikuara mbi 39 milionë euro.
“Kërkesat e juaja, do të integrohen në planifikimin buxhetor për vitet 2025-2027”, tha drejtoresha Murati Leka.

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, tregon se bujqësia dhe arsimi janë të rëndësishme dhe presim që kërkesat e juaja të inkorporohen në planifikimet e buxhetit.

Bajram Isufi, drejtor për Bujqësi e Pylltari, tha se në harmoni me planin e punës për vitin 2025, si dhe në harmoni me prioritetet strategjike të sektorit të bujqësisë në Komunën e Gjilanit, kanë hartuar një listë të prioriteteve që komuna dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka për këtë sektor.

“Do të vazhdojmë të kemi prioritet fermerët e Komunës së Gjilanit, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së tyre në çdo aspekt”, tha Bajram Isufi.

Sipas tij Drejtoria e Bujqësisë, së bashku me kryetarin e komunës Alban Hyseni nga i cili kanë përkrahjen e plotë të gjitha kërkesat që vijnë nga drejtoria do të jenë gjithmonë afër fermerëve, për t’i subvencionuar, trajnuar, këshilluar ata me të gjitha kapacitetet komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.