GRANDEMALL

Komunikimi me gjuhën e zogjve

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për shekuj me radhë, banorët e fshatit Kushkoj kanë komunikuar në distancat e largëta të zonave rurale të Turqisë me kush dili, apo në përkthim me “gjuhën e zogjve”.

Fshatarët kanë komunikuar duke përdorur formën unike të komunikimit me fërshëllima. Procesi i ngadalshëm i modernizimit në fshat ka ndihmuar në ruajtjen e kush dilit, por gjatë dekadave të fundit-në veçanti pas arritjes së telefonave mobil-kjo gjuhë ka filluar të zhduket.

Në shumë aspekte, fshati Kushkoj i ngjason fshatrave tjera që shtrihen në malet Pontik, përgjatë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi. Rreth 500 banorët e fshatit kultivojnë çaj dhe lajthi, ekziston një rrugë me një furrë të bukës, me një mishtore dhe disa kafe. Por është tingulli, jo pamja, ai që e dallon Kushkojin nga fshatrat tjera. Për gjenerata me radhë, fshatarët kanë komunikuar duke përdorur formën unike të komunikimit me fërshëllima, të cilën e quajnë “kush dili”, e që në gjuhën turke do të thotë “gjuha e zogjve”.

Edhe vetë emri Kushkoj do të thotë “Fshati i zogjve”. “Eja këtu për të pirë çaj”, e fton Inrahim Kodakal fqinjin e tij, duke qëndruar para shtëpisë së tij që gjendet në një shpat. Ky 45 vjeçar flet me anë të një serie të fërshëllimave shurdhuese, të cilat vërtetë i ngjasojnë këngës së zogjve.

Në të vërtetë, sipas Kodalakut, meloditë e zogjve lokal shpesh janë të ngjashme me kush dilin. Kënga e mëngjesit e Zogut të Zi është e ngjashme me një varg të famshëm në Kuran, thotë ai.

“Elektriciteti këtu ka ardhur tek në vitin 1986 dhe para kësaj periudhe ne është dashur të komunikojmë në distanca të largëta. Neve me të vërtetë na është nevojitur gjuha e zogjve”, thotë Kodalak.

Sikurse edhe format tjera të komunikimit me fërshëllima, kush dili filloi të aplikohet në një rajon, ku terreni i dendur e bënte të vështirë udhëtimin madje edhe në distanca të shkurta.

Sipas Kodalakut, një fërshëllimë jehon në një largësi më shumë se një kilometër.

“Nëse nuk mund të bësh që zëri yt të dëgjohet në distancë të largët, atëherë mund të bësh një zinxhir me njerëzit tjerë, të cilët do të përcjellin porosinë tuaj”, shton Kordalak.

Pjesa më e madhe e fshatarëve besojnë se kush dili ka filluar të përdoret para 400 viteve, edhe përkundër faktit se këtë askush nuk e di me siguri. Kjo “gjuhë” në të vërtetë është një dialekt i fërshëllyer i turqishtes, me çdo rrokje që mbështetet në një nga 20 tingujt e ndryshëm. Temat tipike përfshijnë ftesën për të pirë çaj apo për të ndihmuar në punë, për të njoftuar fqinjët për vdekje, lindje apo martesa.

Procesi i ngadalshëm i modernizimit në fshat ka ndihmuar në ruajtjen e kush dilit, por gjatë dekadave të fundit-në veçanti pas arritjes së telefonave mobil-kjo gjuhë ka filluar të zhduket, thotë kryesuesi i fshatit, Metin Kocek.

FIDANISHTJA

“Tani kemi rrugë, telefona dhe furnizim me rrymë. Në fëmijërinë tonë, gjuha e zogjve është përdorur shumë gjatë jetës së përditshme. Tani i plotësojmë të njëjtat nevoja, duke përdorur telefonat mobil”, shton ai.

Teknologjia nuk është kërcënimi i vetëm. Sikurse edhe në pjesët tjera të Turqisë rurale, shumë të ri po largohen nga Kushkoj, në kërkim të një jete më të mirë dhe të mundësive në qytetet e mëdha.

“Mungesa e mundësive është një problem i përgjithshëm në rajonin tonë”, thotë Mehmet Fatih Kara, guvernator i qarkut Canakci, brenda të cilit shtrihet Kushkoj.

“Të rinjtë shkojnë dhe i lënë të moshuarit prapa dhe vinë për vizitë vetëm gjatë pushimeve”, thotë Kara.

Gjatë 15 viteve të fundit, fshati ka zhvilluar një festival vjetor për promovimin e gjuhës së zogjve.

“Qëllimi ynë është që gjuhën e zogjve ta promovojmë në shtetin tonë dhe në botë”, thotë Seref Kocek, organizator i festivalit.

Rreth 2 mijë persona morën pjesë në festivalin këtë vit, i cili u zhvillua më 8 korrik, por gjatë së cilit më shumë rëndësi ju kushtua vallëzimit dhe muzikës, se sa fërshëllimave.

Kara beson se kush dili mund të shfrytëzohet si mjet, për të forcuar ekonominë lokale dhe për të ndalur eksodusin drejtë qyteteve të mëdha.

“Dëshiroj ta shfrytëzoj turizmin, për ta shndërruar këtë gjuhë në një burim ekonomik për rajonin”, thotë ai.

Vëllai i Seref Kocekut, Rifati, i cili punon si zjarrfikës në Stamboll, i cili kush dilin e cilëson si gjuhë të tij amtare, thotë se Kushkoj e ka obligim që të ruaj trashëgiminë e vet kulturore.

“Duhet të mbajmë gjuhën gjallë, në shenjë respekti për paraardhësit tanë. Ata e krijuan dhe kurrë nuk e kanë ditur se kjo gjuhë një ditë mund të na bëjë të famshëm”, përfundon Rifati. (The Atlantic)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.