GRANDEMALL

Komunës i ndalohet hyrja në deponinë regjionale të mbeturinave!

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë “Eko-Higjiena”, Bajram Isufi kanë vizituar sot deponinë e mbeturinave në Velekincë të Gjilanit, për të parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhet ajo, por nuk janë lejuar të futen brenda me arsyetimin e KMDK-së nga qendra “se duhet kërkuar leje një ditë më parë”.

Drejtori i DZHE-së, Ismail Januzi tha me këtë rast tha se ky fakt i sotshëm i mos lejimit të futjes në deponi për instancat komunale, tregon burokracinë e nivelit qendror dhe papërgjegjësinë e tyre.

“Sot dolëm për ta vlerësuar gjendjen e deponisë pas ankesave të shumta të qytetarëve, sidomos kur ka reshje të mëdha të shiut. Ankesat janë që ka rrjedhje të ujërave të zeza, që ua bëjnë jetën e rëndë për këtë pjesë të qytetarëve. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar dhe neve na u pamundësua të hyjmë brenda për ta parë gjendjen e deponisë nga afër. Ky fakt i sotshëm tregon se ka burokraci nga qeveria meqë menaxhohet prej saj. Është vërejtur edhe sot që nuk është një vullnet i mirë i menaxhimit të saj”, ka thënë drejtori Januzi.

Në ndërkohë, drejtori i DZHE-së dhe ai i “Eko-Higjienës” kanë vizituar banorët që jetojnë afër deponisë, duke u informuar për gjendjen e rëndë të tyre, meqë kjo deponi nuk i plotëson asnjë nga standardet europiane.

“Kryetari Haziri e ka paraqitur edhe në fushatë se nëse nuk ngritet niveli i trajtimit të mbeturinave, do të vije edhe deri të mbyllja e deponisë. Natyrisht, që për kryetarin e Komunës shëndeti i qytetarëve është në rend të parë. Duhet theksuar edhe faktin se i gjithë regjioni prej 11 komunave mbeturinat i zbrazin këtu dhe kjo është në dëm të qytetarëve të Gjilanit, e cila duhet të ndalet”, ka thënë Januzi.

Uji Dea

Ai pohoi se duhet të merren masa që të parandalohen fëmijët të cilët hyjnë për të mbledhur gjëra të metalta sepse rrezikohet jeta e tyre, ndërsa ka folur edhe për nisjen e një pilot-projekti në bashkëpunim me GIZ-in gjerman për riciklimin e mbeturinave.
“Ne e kemi një program me qeverinë gjermane, e kemi filluar trajtimin e të gjitha llojeve të mbeturinave në gjithë komunën. Në këtë muaj do të fillojmë me një pilot-projekt në pjesën e lagjes “Dardania”, ku kam besim që qytetarët e asaj lagjeje do të fillojnë ndarjen e mbeturinave dhe kjo do të bëhet në bashkëpunim edhe me kompaninë “Eco-Higjiena”. Të gjitha ato mbeturina që kanë vlerë si: letra, plastika, qelqi e metalet e ndryshme do të riciklohen. Jemi ndër komunat e para që do të hyjmë në këtë projekt me GIZ-in gjerman”, u shpreh drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Ismail Januzi.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i “Eko-Higjienës” Bajram Isufi tha se gjendja është tejet e rëndë edhe jashtë kësaj deponie meqë qytetarët e pa përgjegjshëm hudhin mbeturina kudo.

“Realisht shihet që gjendja edhe jashta deponisë nuk është e mirë sepse qytetarët dhe kompanitë e papërgjegjshme hudhin mbeturina vend e pa vend, ku është degraduar pjesa dërmuese e hyrjes së deponisë. E vetmja kompani regjionale e cila e ka licencën për të hudhur mbeturina këtu është “Eko-Higjiena” dhe të tjerët nuk kanë licencë dhe nuk kanë të drejtë të hudhin mbeturina këtu. Ne edhe më herët kemi pasur aktivitete, ku kemi pastruar hyrjen e deponisë, mirëpo përsëri qytetarë të pa përgjegjshëm hudhin mbeturina vend e pa vend”, ka thënë Isufi.

Ndërsa, Bislim Selimi, i cili jeton pak metra afër deponisë regjionale të mbeturinave që ndodhet ne fshatin Velekincë të Gjilanit, ka thënë jeta për banorët e kësaj pjese është e tmerrshme nga kundërmimi dhe kontaminimi i puseve të ujit të pijes si pasojë e rrjedhjes së ujërave të zeza nga kjo deponi.

“Gjendja këtu nuk është e mirë sepse ka erëra, këtu e kam rregulluar drenazhën dhe kanalizimin për me i parandalu ujërat e zeza. Erëra ka shumë, na u prishën edhe pemët edhe perimet ndërsa as uji i puseve nuk është i pijshëm. Ose duhet me u rregullu ose duhet mu mbyllë kjo deponi se kështu nuk durohet më”, tha Bislimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.