Komunës i del gjumi dimëror, nis pastrimi i trotuareve

Gjilan – Janë disa punëtor të angazhuar që kanë dalur të hënën për ta pastruar borën nga trotuaret. Është e pafalshme që një qytet që pretendon se ka vlera evropiane të ballafaqohet me gjëra banale tash e pesë vite.
Pesë vite qeverisje dhe asnjëherë nuk janë pastruar si duhet trotuaret e as mirëmbajtur. E pafalshme dhe e patolerueshme që një qytet që pretendon se ka vlera evropiane qytetarët e saj ballafaqohen me gjërat më elementare siç janë pastrimi i trotuareve dhe mirëmbajtja e tyre.
Janë qindra komente e mesazhe që japin qytetarët për turpin e madh që po ndodhë. Shërbimet publike të keq menaxhuara dhe të udhëhequra dobët, janë pika më e zezë dhe më kritike e kësaj qeverisje.
Të hënën komuna sikur ishte zgjuar nga gjumi i rëndë dimëror. Ata pak punëtor që janë të angazhuar kishin filluar të pastronin trotuaret, ata realisht më së pakut janë fajtor sepse u është pretuar pagë mujor e pagat ende nuk i kanë marrë. Janë pesë vite të plota që është gënjyer qytetari dhe publiku se jo “Eco – Higjiena”, i ka përsipër trotuaret e jo komuna. Qytetarëve nuk i interesojnë thyerjet dhe interesat personale, qytetari kërkon shërbime dhe jo demagogji. Lutfi Haziri asnjëherë nuk tregoj zotësi dhe menaxherllak për ta definuar qartë rolin e “Eco – Higjienës” dhe rolin e Komunës në këtë çështje.
Nga këto finesa qytetarët gjilanas vazhdojnë të vuajnë. Madje qytetarët kanë paralajmëruar edhe kallëzim penal për drejtorin e shërbimeve publike Naser Korça i cili vazhdimisht e pastron rrugën kah shtëpia e tij, derisa nuk e pastron rrugën në pjesë të tjera të qytetit. Akuza të rënda për Naser Korçën kanë dhënë në rrjetet sociale edhe Isa Agushi këshilltar komunal dhe Florim Zuka president i klubit “Gjilani”./rajonipress/