ARKATANA

Komunat e ndryshme të Republikës së Gjenevës të gatshme të ndihmojnë Vitinë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjenevë, Zvicër  – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës së tij në Gjenevë të Zvicrës, ka realizuar takime të ndara me drejtuesit e komunave të Vernierit, Plan-les – Ouates si dhe me drejtuesit e kompanive të ndryshme të mërgimtarëve që veprojnë në Gjenevë të Zvicrës. 

Në takimin që kryetari Haliti, ka realizuar me kryetarin e Vernierit z. Apotoloz, ka prezantuar edhe këshilltari i kësaj komune mërgimtari Leutrim Hebibi.

Kryetari i Komunës së Vernierit, Apostoloz, ka mirëpritur gatishmërinë e komunës së Vitisë, për bashkëpunim dhe ka premtuar se kjo komunë me rreth 35 mijë banorë dhe një buxhet prej rreth 80 milion euro, do të jetë e gatshme që të bashkëpunoi në fushat e interesit të përbashkët. “Në muajin gusht do të vizitoi Vitinë dhe do të diskutojmë më konkretisht rreth mundësive të bashkëpunimit”, ka thënë ai.

E, Kryetari Haliti, pasi ka deklaruar se Vitia ndihet e privilegjuar që ka mundësinë të bashkëpunoi me komunën e Verierit, ka theksuar se dy komunat Viti dhe Vernier së shpejti duhet të lidhin një marrëveshje bashkëpunimi në fushat konkrete si ajo për shërbime publike, rini, kulturë, sport edukim etj. “Besojmë se kjo marrëveshje na hap rrugë të bashkëpunimit dhe ofrimit mes dy komunave “, është shprehur Haliti.

Për rritjen e bashkëpunimit mes komunës së Verierit dhe Vitisë, është angazhuar edhe këshilltari vitias e asamblesë komunale të Vernierit Leutrim Hebibi, i cili ka potencuar se me gjithë potencialin që ka do të angazhohet dy komunat të kenë një lidhje më të ngushtë mes tyre.

Edhe kryetarja e komunës së Plan -les -Ouetes, ka shpreh interesimin për një bashkëpunim më të ngushtë me Vitinë, dhe ka vlerësuar lartë rolin dhe angazhimin e mërgimtarëve vitias në Gjenvë.

Ndërsa kryetari Haliti, ka deklaruar se këto dy komuna mund të realizojnë shumë projekte të përbashkëta që janë në interes të qytetarëve të dy komunave.

ARKATANA

Ndërsa, gjatë vizitës që kryetari Haliti, është duke e zhvilluar në Genevë, ai ka vizituar edhe kompaninë për prodhimin dhe meremetimin e vinçave ‘VILVER”, e cila udhëhiqet nga një mërgimtarë vitias Halil Rrahmani nga Sllatinë e epërme.

Rrahmani, në prezantimin e biznesit të tij ka theksuar se prodhimet që dalin nga kjo fabrikë janë të dedikuar për tregun e shtetit zviceranë, ushtrinë, por edhe për biznese tjera.

Ai ka theksuar se krahas investimeve që ka bërë në këtë fabrikë është i gatshëm që të investoi edhe në Viti dhe Kosovë.

Haliti, ka thënë se këto storie të suksesshme të bizneseve vitiase në diasporë siç është rasti i Halil Rrahmanit, janë storie që duhet ti gëzohen të gjithë, pasi ato me investimet që do të bëjnë në vendlindje do të zbusin numrin e të papunëve dhe zhvillojnë vendin.

Kryetari Haliti, këto vizita është duke i realizuar në kuadër të një vizite që ka për temë prezantimin e potencialeve të Komunës së Vitisë për investime, dhe gjatë këtyre vizitave në institucione ai shoqërohet nga ekipi në përbërje Vlora Kastrati nga projekti për aftësim dhe Punësim Rural që implementohet nga Helvetass Intercooperation, Veton Ademi drejtor për bujqësi, Mentor Rexhepi e Ibrahim Sefedini nga zyra për mbështetje të bizneseve dhe nga përfaqësuesit e shoqatës së mërgimtarëve Vitia, Xhavit Islami dhe Ismet Mjaku. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.