Mobi Casa

Komunat e Anamoravës bashkëpunojnë në aktivitetet sportive

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në komunën e Novobërdës është mbajtur aktiviteti sportiv i përbashkët i pajtimit ndëretnik të komunave, Kamenicë, Gjilan, Ranillug dhe Novobërdë. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësuesit e këtyre grupeve dhe të rinj nga Komunat e Anamoravës, të cilët së bashku kanë zhvilluar aktivitetet sportive në futboll dhe volejboll.

Nazmije Demolli – Kastrati, përfaqësuese nga grupi për pajtim ndëretnik të Kamenicës, ka thënë se gjatë këtij aktiviteti, kryetari i komunës së Novobërdës, ndau mirënjohje për përfaqësuesit e katër komunave e ndër ta edhe përfaqësuesve të Grupit për Pajtim Ndëretnik të Kamenicës, Nazmije Demolli-Kastrati dhe Astrit Demollit, për zgjerimin e frymës ekipore, kontributin e pajtimit ndëretnik si dhe për bashkëpunimin e mirë dhe të frytshëm të ekipës për dialog.

FIDANISHTJA

Ajo tha se qëllimi i projektit që është iniciuar nga OSBE dhe është mbështetur nga komunat është për të siguruar mjedis, hapësirë dhe kushte për të nxitur bashkëpunimin ndëretnik.

Ky aktivitet i përbashkët i të rinjve, ka si synim që mes vete të shkëmbejnë përvoja të reja, tolerancë, demokraci, dhe me këtë arrihet të eliminohet dhuna mes shoqërive multietnike për të ngritur zhvillimin dhe ecjen përpara si qytetarë të këtij vendi. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.