Komuna përgatitet për të parandaluar vërshimet në Pozheran

Viti – Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës së Komunës së Vitisë ka ndërhyrë në vendosjen e disa gypave në një pjesë të tokave bujqësore të fshatit Pozheran.
Sipas autoriteteve Komunale kjo është bërë me qëllim që të mos shkaktohen vërshime në këtë pjesë. Megjithatë ata theksojnë se Komuna do të shikon mundësitë që të bënë edhe intervenime të tjera.
Gjithashtu organet komunale në shkollën fillore “Halil Alidema” në Pozheran e kanë kyçur rrjetin e kanalizimit
Ndonëse projekti i kanalizimit në fshatin Pozheran kishte përfunduar vite më parë deri me tani shkolla fillore në këtë fshat nuk ishte kyçur në këtë rrjet.
Kjo i ka shtyrë Institucionet Komunale të Vitisë që të bëjnë kyçje e kësaj shkolle në rrjetin e kanalizimit./rajonipress/