Fundamenti

Komuna nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Strehimoren e fëmijëve “Shpresa dhe “Shtëpitë e fëmijëve – Kosovë”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe drejtoresha ekzekutive e strehimores së fëmijëve “Shpresa dhe Shtëpitë e Fëmijëve-Kosovë” me seli në Prishtinë, Valbona Çitaku, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve.

Kjo marrëveshje 1 vjeçare, parasheh strehimin e fëmijëve të komunës së Vitisë të cilët për shkaqe të ndryshme mbesin pa përkujdesje adekuate.

Fundamenti

Kryetari Haliti, ka theksuar se ky bashkëpunim me strehimoren, ka për qëllim përkujdesjen ndaj atyre fëmijëve që kanë nevojë për mbështetje dhe se në këtë drejtim, Institucionet komunale janë të angazhuara që të shtrijnë përkujdesjen ndaj kësaj kategorie./rajonipress/