Mobi Casa

Komuna ndihmon me 7000 euro kyçjen në rrjetin elektrik të banesave kolektive

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Në takimin e së premtes të Komitetit për Politikë dhe Financa është aprovuar kërkesa për të lejuar mjetet financiare në shumë prej 7000 eurove për kyçjen në rrjetin elektrik të banesave kolektive.

Në takimin e së premtës KPF ka provuar edhe disa propozime të rëndësishme që lidhen me funksionalizimin e komiteteve përkatësve të Asamblesë Komunale, raporton rajonipress.

Ndryshe Komiteti për politikë dhe financa (KPF) i aprovoi të gjitha pikat e propozuara nga kryesuesi i Kuvendit Bajram Dërmaku, që të kalojnë në shqyrtim në seancën e ardhshme të Kuvendit.

ARKATANA

Nga ky takim janë aprovuar propozim vendimet për shpalljen e konkursit për formimin e komiteteve konsultative: Komiteti për planifikim, zhvillim lokal ekonomik dhe ambient, Komiteti për arsim kulturë, rini dhe sport dhe për persona me aftësi të veçanta. Komiteti për shëndetësi, çështje sociale dhe emergjenca, si edhe një komitet për shërbime publike i cili do të formohet nga Kuvendi komunal.

Ndërkaq rreth projekt marrëveshjes në mes komunës edhe kompanisë regjionale “Eco – Higjienës” nga Gjilani, kryetari i komunës Begzad Sinani ka dhënë shpjegime për të cilat i kërkoi anëtarit të KPF-së, Besnik Rrudhani, që të kompletojë të gjitha dokumentet e marrëveshjes.

Po ashtu KPF-ja ka aprovuar edhe kërkesën e QKMF-së së Kamenicës për kompletimin me aparat të rëntgenit, si edhe propozim vendimin për lejimin e mjeteve financiare në shumë prej 7000 eurosh, për kyçje në rrjetin elektrik të banesës kolektive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.