ARKATANA

Komuna merret me rekomandimet e “individëve nga opozita”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përkundër që në vazhdimësi Komuna e Gjilanit për këto ditë është marrë me angazhime konkrete dhe praktike me veprime konform rekomandimeve të qeverisë së Kosovës, kemi disa reagime që e kanë qëllimin e zbehjes së punës që bëhet nga një numër i madh i institucioneve të shtetit në Gjilan. Në vend të reagimit, sqarojmë opinionin se në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka themeluar Komisionin emergjent për parandalimin e koronavirusit Covid-19 dhe me këtë rast, i falënderon të gjithë anëtarët për angazhimin e jashtëzakonshëm, që përfshihet shëndetësia primare, Spitali i Përgjithshëm, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (i cili ka 15 ekspertë të fushave), inspeksioni, policia së shtetit, zjarrfikësit, emergjenca, ndërmarrjet publike dhe të gjithë resorët tjerë, në kuadër të parandalimit dhe preventivës ndaj koronavirusit Covid19.

Me këtë rast Haziri shpreh një falënderim për bashkëpunimin e veçantë që kanë treguar të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit dhe komunitetin i biznesit.

Lidhur me rekomandimet e disa individëve nga opozita, kemi një njoftim se vendi është në një gjendje emergjente, të shpallur nga qeveria e Kosovës, prandaj veprimet, punët dhe planet, po bëhen në këtë kuadër të emergjencës.

Uji Dea

Prandaj, në këso raste, nganjëherë duhet të jepet leksioni për individë të caktuar: ‘kujdes, durim, mos u koritni’.

Komuna e Gjilanit i njofton zotrinjtë që rekomandimet e tyre dhe shumë më tepër se ato, tashmë janë duke u implementuar që nga java e kaluar, por ndoshta këtë nuk e kanë parë me sytë e tyre sepse sigurisht s’kanë dalë nga shtëpia e ndoshta mediave s’u besojnë.

Me këtë rast u bëjmë thirrje qytetarëve të Gjilanit që në asnjë mënyrë të mos kenë panikë, sepse gjendja deri më tani është nën kontroll, me një angazhim të një stafi shumë të gjerë që merret direkt me këtë punë në parandalim të COVID19, por gjithashtu u bëhet thirrje që kujdesi të jetë maksimal që të tejkalohet kjo sfidë sikur që shumë tjera janë kaluar pas luftës thuhet në reagimin e zyrës për Informim të komunës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.