Mobi Casa

Komuna mendon edhe për familjet e shërbyesve civil

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Xhemajl Salihu drejtor i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale tha se janë pesë shërbyes civil komunal që kanë vdekur ndërkohë, por që familjet e tyre ndihmohen çdo muaj me nga 100 euro.

Edhe pse me një buxhet të kufizuar drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale arrin që të ndihmojë,përkrah dhe financojë disa kategori të veçanta dhe me nevoja ekstreme.

Dr.Xhemajl Salihu drejtor në këtë drejtori tha për rajonipress se aktualisht janë 1200 familje në asistencë sociale në Gjilan që ndihmohen nga ky institucion. Prioritet kanë familjet e dëshmorëve, ku në Gjilan janë 20 dhe ndihmohen me nga 130 euro në muaj.

Kjo drejtori dhe komuna në veçanti ka bërë një hap të mirë kur ka vendosur të ndihmojë familjet e shërbyesve civil,por që nuk janë në mesin e të gjallëve. Salihu tha se janë pesë shërbyes civil që në ndërkohë kanë vdekur, por që komuna i ndihmon me nga 100 euro në muaj.

RCCOLA

Kjo drejtori gjithashtu përkujdeset edhe për 10 familje në qendrën e banimit social kolektiv ku heq shpenzimet e qirasë në vlerë të 14500 eurove brenda vitit.

Salihu tha se kërkesa të shumta ka nga rastet individuale dhe familjet që jetojnë në kushte ekstreme. “Janë 10 familje të tilla të përzgjedhura dhe më të rëndat që ndihmohen me pako ushqimore për çdo muaj” saktëson Salihu.

Sipas tij me 84 mijë euro subvencione është e pamundur të rehatohen të gjitha rastet e familjeve skamnore,por qysh tash kjo drejtori po mendon për stinën e dimrit, meqë shumë familje duhet të furnizohen me dru dhe pako ushqimore.

Ndihma dhe kërkesa për të përfituar nga një pako ushqimore ka edhe nga radhët e serbëve dhe romëve.”Kemi dy tri raste të serbëve që kanë bërë kërkesë për t`i ndihmuar dhe ne e kemi bërë këtë pa ndonjë problem sepse për ne të gjithë janë të barabartë “tha Salihu./rajonipress/