UBT

Komuna mbulon shpenzimet e varrimit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan -Tash e tutje, Komuna merr obligim për shërbimet e varrimit në tërë territorin e saj, duke i mbuluar të gjitha shpenzimet e parapa tha Shefik Surdulli.

Komuna e Gjilanit, me iniciativa dhe veprime konkrete po dëshmon se është pranë qytetarit, duke i shërbyer atij edhe në rastet e pikëllimit.

Në kuadër të një vendimi që ka marrë Kuvendi i Komunës për shërbimet e varrimit, në tërë territorin e Komunës së Gjilanit, me procedura ligjore të prokurimit, tani më është përzgjedhur edhe kompania e cila do të merret me këto shërbime.

Pra, familjari i të vdekurit, përveç dhembjes dhe pikëllimit për humbjen e të afërmit të tij, ai më nuk e ka barrën e organizimit të varrimit në aspektin teknik dhe poashtu për shpenzimet e shërbimit të varrimit, sepse komuna e tij tash e tutje, arsyeshëm e ka zgjidhur këtë problem ka thënë Shefik Surdulli.

Vetëm përmes një telefonate, me të cilën familjari i të vdekurit e njofton kompaninë kontraktuese për shërbimin e varrimit, duke ia dhënë asaj të gjitha shënimet e nevojshme për rastin, ai e ka krye obligimin e tij qytetar. Kompania pastaj, sipas kontratës me Komunën, është ajo që obligohet ti kryej të gjitha shërbimet deri në përfundimin e varrimit.

Uji Dea

Në shërbime të varrimit, sipas kontratës, hyjnë: konstatimi vdekjes së personit duke përfshirë edhe certifikatën mjekësore; lajmërimet – shpalljet për vdekjen; hapja e varrit, dërrasat dhe mbyllja; pastrimi i kufomës nga personi përgjegjës dhe përgatitja e kufomës sipas parimeve fetare për falje; shërbimi i imamit për faljen e namazit; transporti i kufomës nga shtëpia deri te xhamia dhe përcjellja deri në varrezë; dërrasat dhe mbyllja e varrit sipas parimeve fetare; piramida me mbishkrimin për të vdekurin, dhe në raste të vdekjes së personit jashtë shtetit apo në spitalin e Prishtinë, kryhet edhe shërbimi i transportit të kufomës nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës përkatësisht spitali i Prishtinës, deri në komunën e Gjilanit.

Sipas paramasës dhe parallogarisë, i gjithë shërbimi i varrimit për një të vdekur, kushton 240 euro, shpenzime këto që i mbulon tërësisht komuna ka sqaruar Surdulli.

Prandaj, familjarët që kanë rast vdekje, nuk kanë nevojë të bëjnë shpenzime shtesë apo të dyfishta sa i përket shërbimit të varrimit, sepse këtë obligim e ka marrë Komuna dhe tërë procesin e shërbimeve të varrimit e mbikëqyrë drejtoria komunale për Shërbime Publike në Gjilan.

Përveç një akti human ndaj qytetarëve tanë, për një pjesë të konsiderueshme të familjeve tona, këtë shërbim e konsiderojmë edhe si një lehtësim ekonomik-social tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.