Hidromorava

Komuna largon barakat e vendosura dhunshëm në hapësirat publike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gorolub Paviq kishte instaluar para luftës një barakë në hapësirat e kopshtit të bibliotekës së qytetit. Veton Nevzadi tha se jemi të përkushtuar që t`i realizojmë vendimet e Asamblesë Komunale.

Një barakë e vendosur në kopshtin e bibliotekës ë qytetit tashmë është zhvendosur nga inspeksioni komunal. Edhe një tjetër kioskë që është pronë e lotarisë së Kosovës pritet të zhvendoset për ta liruar hapësirën e bibliotekës së qytetit.

Baraka e cila ishte vendosur para luftës është pronë e Gorolub Paviqit. “Kontestin gjyqësor e ka humbur më herët, por janë procedurat tjera që e kanë vonuar këtë zbatim të vendimeve të asamblesë komunale” tha Veton Nevzadi.

Hidromorava

Nevzadi tha se janë të përkushtuar që të lirojnë të gjitha hapësirat e uzurpuara e që janë pjesë e komunës. “Ligji do të zbatohet njësoj për të gjithë dhe ne presim shpejt që edhe lotaria e Kosovës ta zhvendos atë kioskë” tha drejtori i kulturës.

Edhe Shefki Osmani drejtor i bibliotekës rajonale “Fan. S. Noli” tha se këto objekte montazh e kanë penguar bukur shumë edhe qarkullimin e lexuesve. “Tani shpresojmë se do të bëhet një kopsht i mrekullueshëm pasiqë ka hapësirë të mjaftueshme” tha Osmani.

Ndryshe aksioni për heqjen e barakës është mundësuar nga inspeksioni komunal dhe policia. Valon Shefkiu udhëheqës në inspeksion tha se nuk kanë pasur telashe me përjashtim të rrymës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.