KKGJILAN

Komuna kundërshton shitjen e ish marketit montazh nga AKP-ja

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Qemajl Mustafa duke arsyetuar para këshilltarëve komunal ka thënë se shitjen e ish marketit montazh të ndërmarrjes “Mlladost” nuk do ta njoh komuna sepse ajo është e vendosur në tokën e komunës.

Këshilltarët komunal në seancën e jashtëzakonshme të së hënës kanë vendosur që ta kundërshtojnë shitjen e objektit montazh të ndërmarrjes “Mlladost” nga ana e AKP-së. Këshilltarët komunal këtë vendim e kanë marrë pas arsyetimit të kryetarit Qemajl Mustafa.

Mustafa duke dhënë arsyetimin e tij për këtë propozim tha se me këtë vendim Komuna e Gjilanit kundërshton dhe nuk do ta njoh shitjen e ish marketit montazh të ndërmarrjes “Mlladost”, (Promet), me faktin se objekti ka qenë i përkohshëm dhe i vendosur në tokë të komunës në vitin 1983.

RCCOLA

Mustafa tha se objekti nuk ka pasur asnjë vlerë sepse ka qenë i degraduar fare dhe me normat ligjore në fuqi për amortizimin e vlerës del se ajo ka një vlerë zero dhe si e tillë nuk ka qenë dashur të figurojë në listën e aseteve të ndërmarrjes “Promet”.

“Për arsye se komuna me kohë ka bërë kërkesë që të jetë në negocim për tejkalimin e këtij konflikti të shkaktuar pakujdesshëm nga AKP-ja ,por kjo e fundit nuk e ka marrë kërkesën tonë parasysh , jemi detyruar që rastin ta procedojmë edhe në Gjykatë “tha Mustafa.

I kontaktuar nga Rajonipress ,Yll Kaloshi zëdhënës i AKP-së tha se AKP-ja nuk e ka privatizuar tokën,por vetëm objektin-montazh,andaj Komuna ka të drejtë kurdo ta shfrytëzojë tokën e saj tha Kaloshi./rajonipress/