Komuna kujdesët për pasurinë e qytetarëve, hap përroskën në fshatin Ramnishtë
Viti – Me qëllim të parandalimit të vërshimeve, përmbytjes së tokës bujqësore dhe me qëllim të ruajtjes së pasurisë së qytetarëve të Komunës së Vitisë, komuna e Vitisë, është duke vazhduar me punimet në pastrimin dhe hapjen e përroskave, kanaleve dhe shtratit të lumit “Morava e Binqës”.
Me këtë rast, sot, në fshatin Ramnishtë të Vitisë, kanë filluar punimet në pastrimin e një përroske. Këto punime nga afër i inspektoi zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu./rajonipress/


