RCCOLA

Komuna korrigjon gabimin e MEF

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Shaip Surdulli tha se Komuna është dashur të përmirësojë gabimin e MEF-it e cila me kohë nuk i ka qitur mjetet për pagat e punëtorëve.

Në bazë të instruksioneve për rishikimin e buxhetit për vitin 2012 të lëshuar nga Ministria e Financave, kuvendi komunal i Kamenicës, ka aprovuar rishikimin e buxhetit për vitin 2012.

Shaip Surdulli kryetar i Kamenicës tha se ky rishikim është dashur të bëhet për ta korrigjuar gabimin e bërë nga ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF). “MEF nuk i kishte lëshuar me kohë mjetet për pagat e punëtorëve dhe na është dashur neve që me një seancë të jashtëzakonshme ta përmirësojmë këtë gabim”tha Surdulli.

Fidanishtja

Zyrtari Kryesor Financiar ,Naser Hashani, ka thënë se rishikimi i buxhetit është përgatitur me kohë në bazë të instruksioneve,duke e respektuar datën e dorëzimit në Ministri të Financave dhe i njëjti është miratuar nëpër kategoritë ekonomike sipas kërkesave të dala nga drejtorit apo programet dhe nënprogramet e tyre.

Ai tha se rishikimi i buxhetit për kategorinë e pagave dhe mëditjeve është bërë në shumë prej 33 mijë eurove, mallra dhe shërbime 6031 euro, shpenzime komunale 17 mijë euro, dhe investime kapitale 56 031.14 euro.

Kjo pikë e rendit të ditës është miratuar në mënyrë unanime nga delegatët e kuvendit./rajonipress/