Komuna kërkon nga kryetarët e bashkësive lokale të dorëzojnë kërkesat e banorëve
Kamenicë – Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica, u mundësoi afatin kohor deri më 25.08.2017 (e premte) të gjithë kryetarëve të bashkësive lokale që të dorëzojnë kërkesat e banorëve të tyre në formë të shkruar.
Është mbajtur dëgjimi publik në Kamenicë – lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020.
Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësive Lokale kanë mbajtur dëgjimin publik lidhur me planifikimin e buxhetit për vitet 2018-2020, me ç’rast kanë pranuar kërkesat e disa prej kryetarëve të bashkësive lokale në formë të shkruar.
Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Shejnaze Masurica kërkoi nga ta që të paraqesin ato kërkesa që kanë më shumë nevojë banorët e lokaliteteve që ata i përfaqësojnë, duke u premtuar se ato kërkesa me prioritet më të madh do të mirën parasysh.
Gjithashtu, drejtoresha për Buxhet dhe Financa Shejnaze Masurica, u mundësoi afatin kohor deri më 25.08.2017 (e premte) të gjithë kryetarëve të bashkësive lokale që të dorëzojnë kërkesat e banorëve të tyre në formë të shkruar./rajonipress/


