Eko Higjiena

Komuna ime jetime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Raif Ramabaja – Pas shumë peripecive dhe pritjeve të gjata,diskutimeve dhe propozimeve te shumta, Kuvendi i Republikës se Kosovës me 22. 12 / 2016, në orët e vona e së enjtes, miratoi Buxhetin e Kosovës për vitin fiskal /2017. Siç mësuam nga mediet aty pati shume diskutime me vend e pa vend, shtyrje me bërryla te deputeteve se kush do te eksponohet me shume ne “mbrojtjen” e interesave te komunave nga vijnë deputetet, e pati edhe propozime tjera te paargumentuara dhe bajate.

Por ne fund është me rëndësi se i njëjti buxhet është miratuar, pasi deputetët i harxhuan llafet e tyre dhe u lodhën.

Ministri i MEF, z, A. Hoti megjithatë meriton lavdata që ka arritur deri diku t’i përmbush apetitet e ministrive.

Kulaçi ishte ai qe ishte dhe se nuk ka pasur gjasa as mundësi te rritet. Natyrisht se kush i kishte muskujt me të fortë, me kërrabë ka tërhjekur atë çka ka mundur ne anën e tyre.

ARKATANA

Me ra ne sy, se për komunën time Kamenicën, nuk pati kush t’i thoshte as dy-tri fjalë, sepse ajo ishte jetime ne mesin e te gjithë atyre deputetëve.

Kjo nuk me habit fare sepse Kamenica gjithmonë ka qene e anashkaluar nga pushteti qendror vite me radhë.

EH, kështu e kanë jetimët, jetojnë nga mëshira e të tjerëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.