Komuna hap rrugët e mbuluara nga bora edhe në fshatrat e largëta
Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka hapur dhe pastruar nga bora rrugët te Mavriqët në Feriqevë, rruga e vjetër nga varrezat e Jallaqes deri te varrezat e dëshmorëve, rrugët dytësore te Femi Sopi – Fermer, si dhe rrugën deri në Grizime nga lagjja Malësia.
Gjithashtu komuna në bashkëpunim me komunën e Prishtinës ka hapur edhe rrugët Hajkobillë – Zajqec – Tuxhec dhe rrugët dytësore në këto lagje po ashtu deri në pikën kufitare ne Kapi dhe rruga e dy familjeve të bllokuara në fshatin Svircë./rajonipress/


