Fundamenti

Komuna e Vitisë vlerësohet lartë nga OSBE

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Në 25 vjetorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë- OSBE, ka marrë pjesë si panelist kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në këtë takim që ishte i pranishëm edhe ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, kryetar të komunave, zyrtarë nga Universiteti “Kadri Zeka”, kryetari Haliti mbajti edhe një fjalë rasti, i cili çmoj lartë bashkëpunimin mes komunës së Vitisë dhe OSBE-së, si dhe mbështetjen në procesin e demokratizimit, zhvillimit të politikave lokale dhe praktikave më të mira për qeverisje.

ARKATANA

“Bashkëpunimi ndër vite ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka luajtur një rol kyç në procesin e demokratizimit të qeverisjes lokale në komunën tonë. Ky partneritet ka qenë një shembull i suksesshëm i asaj se si mbështetja ndërkombëtare mund të kontribuojë në zhvillimin e politikave lokale dhe praktikave më të mira në qeverisje. Fillimisht, OSBE-ja ka ofruar asistencë dhe trajnime për zyrtarët komunal, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive të tyre për menaxhimin efektiv të administratës komunale, ku këto trajnime kanë përfshirë tematika si planifikimi strategjik, transparenca, llogaridhënia, përfshirja e qytetarëve në proceset vendimmarrëse, të drejtat e njeriut si dhe parandalimin e dhunës në familje, e trajnime tjera. Gjithashtu, OSBE-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e proceseve zgjedhore në Komunën e Vitisë, duke ofruar monitorime dhe këshillime për të siguruar që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë të lirë dhe të ndershme, ku kjo mbështetje ka ndihmuar në rritjen e besimit të qytetarëve në proceset demokratike dhe në institucione. Veç të tjerash, bashkëpunimi me OSBE-në ka ndihmuar në avancimin e qeverisjes transparente të komunës, ku implementimi i praktikave të mira të qeverisjes ka përfshirë publikimin e raporteve të rregullta mbi aktivitetet e komunës dhe shpenzimet publike, si dhe krijimin e një sistemi të hapur të prokurimit publik, për të rritur efikasitetin e administratës dhe transparencën në shpenzimet publike. Gjithashtu, ka financuar dhe vazhdon të financojë realizimin e shumë projekteve në shumë sektorë, që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë”, u shpreh Haliti.

Në këtë takim nga ambasadori i OSBE-së, Davenport, dhe zyrtarë të tjerë pranë kësaj organizate, komuna e Vitisë u vlerësua si kampione në shumë aspekte./rajonipress/