ARKATANA

Komuna e Vitisë vazhdon traditën që të ndihmojë familjet në nevojë në prag të Vitit të Ri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë edhe sivjet ka vazhduar traditën e aksioneve humanitare që të ju dal në ndihmë familjeve në nevojë në prag të ndërrimit të motmoteve. Me këtë rast sot me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë Sokol Haliti, në bashkëpunim me mërgatën, bizneset dhe njerëzit e vullnetit të mirë është zhvilluar aksioni i madh humanitarë, ku janë ndihmuar me pako ushqimore dhe miell të qytetarët e kësaj komune.

Gjithashtu ditë më parë kjo komunë ka shpërndarë dhurata edhe për nxënësit e klasës me nevoja të veçanta si dhe për fëmijët e çerdheve publike të kësaj komune. Ndihma janë ndarë edhe për familjet në nevojë të komuniteteve jo shumicë të kësaj komune në mesin e tyre edhe komunitetit kroat në Letnicë.

“Sot dua të falënderoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë të cilët po vazhdojnë të përkrahin familjet në nevojë në prag të festës së Vitit të Ri. Kjo përkrahje me pako ushqimore po bëhet për të gjithë qytetarët e komunës sonë të cilët janë në një gjendje jo të mirë financiare pa dallime”, u shpreh Haliti.

ARKATANA

Ai tha se përmes këtij aksioni po gëzohen sadopak këto familje.

Përndryshe shpërndarjen e ndihmave për familjet skamnore do të bëjnë Shoqata Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” dhe Kryqi i Kuq i Kosovës në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.