Uji Dea

Komuna e Vitisë vazhdon me shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore në interes të fermerëve vitias

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Komuna e Vitisë, po vazhdon të punoj në infrastrukturën rrugore në interes të fermerëve vitias, konkretisht në shtrimin dhe rregullimin e rrugëve bujqësore me zhavorr.

Me këtë rast vetëm ditëve të fundit është punuar në disa lokalitete të komunës së Vitisë, në rregullimin e rrugëve të tilla.

Në veçanti është punuar në fshatin Gjylekar të Vitisë, fshat ky i njohur në fushën e bujqësisë që dalin me prodhime bujqësore që janë mjaft të kërkuar në tregun jo vetëm të Vitisë por në gjithë Kosovën.

Uji Dea

Gjithashtu është duke u punuar edhe në ndërtimin e rrugës me zhavorr që lidhë lokalitetet Ramjan- Sllakovcë.

Haliti, ka folur për këto projekte që janë në interes të qytetarëve vitias, përkatësisht të fermerëve.
“Po vazhdojmë të punojmë në infrastrukturën rrugore në fushën e bujqësisë me qëllimin më të mirë që fermerët tanë të zot të kenë qasje më të lehtë në tokat e tyre bujqësore. Kjo gjithashtu lehtëson edhe transportin e prodhimeve bujqësore”, u shpreh Haliti.

Ai tha se fermerët vitias gjithashtu janë përkrahur dhe po përkrahën nga komuna e Vitisë edhe me pajisje bujqësore, fidane, sera por edhe në bashkëpunim me partnerët e ndryshme edhe në ngritjen e aftësive profesionale dhe të kapaciteteve për kulturat ndryshme bujqësore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.