ARKATANA

Komuna e Vitisë vazhdon me realizimin projekteve të shumta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Në mbarë territorin e komunës së Vitisë, po vazhdohet me realizimin e projekteve të shumta.

Me këtë rast aktualisht po zhvillohen disa punime si në fshatin Radivojcë në sanimin e kanalizimit në rrugën “Memet Devaja” por edhe në sinjalistikën rrugore përgjatë rrugës “14 qershori” Viti – Pozheran, nga lagjeja Alidema që lidhet me fshatin Tërpezë dhe të rrugës Kolishtë- Buzovik -Beguncë.

Hidromorava

Gjithashtu po punohet edhe në hapjen dhe pastrimin e përroskave dhe kanaleve si përgjatë rrugës Viti- Sllatinë dhe Sadovinë e Çerkezëve- Trestenik dhe të tjerë.

Gjithashtu bëhet me dije se punohet edhe në krijimin e hapësirave të gjelbra (mini parqeve) si në fshatrat: Radivojcë, Smirë, Verban, Sllatinë./rajonipress