ARKATANA

Komuna e Vitisë vazhdon aksionet e pastrimit, ju bashkëngjitet edhe Sokol Haliti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në territorin e Komunës së Vitisë po vazhdojnë aksionet mjedisore. Gjatë këtij muaji, në lokalitete të ndryshme të kësaj komune janë zhvilluar aksione të shumta mjedisore, me pjesëmarrje të gjerë të institucioneve dhe të qytetarëve.

Sot, Sokol Haliti ka vizituar aksionin e pastrimit në fshatin Vërban të Vitisë, i cili po kryesohet nga drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Arton Musliu. Në këtë aktivitet po marrin pjesë nxënës, mësimdhënës, përfaqësues të fshatit, kompanisë Eco-Higjena, si dhe punëtorë për mirëmbajtjen e hapësirave publike.

ARKATANA

Gjatë këtij aksioni kryetari Haliti i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre në këtë aksion, duke u bërë njëkohësisht thirrje edhe qytetarëve të lokaliteteve të tjera që të organizojnë dhe të marrin pjesë në aksione të pastrimit, si dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit, duke theksuar se kjo është në interes të drejtpërdrejtë të shëndetit publik.

Përndryshe, Haliti, e ka shpallur këtë vit si vit të mbrojtjes së mjedisit, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së të gjithë qytetarëve në ruajtjen e hapësirave publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.