UBT

Komuna e Vitisë uron Policinë e Kosovës në Ditën e themelimit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Komuna e Vitisë ka uruar sot Policinë e Kosovës, në ditën e themelimit të saj. Sokol Haliti, kryetari i kësaj komune me bashkëpunëtorët dhe në bashkëpunim edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, kanë vizituar sot Stacionin Policor në Viti, ku janë pritur nga udhëheqësit dhe zyrtarët policorë të Vitisë.

Kryetari Haliti tha se Policia e Kosovës si resori më i besueshëm në vend gëzon respekt të veçantë edhe nga institucionet. “Në shenjë respekti dhe mirënjohje ne kemi ardhur së bashku për t’a falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin e saj për rend, ligj dhe siguri më të madhe për të gjithë. Ne në vazhdimësi i kemi ofruar bashkëpunim institucional Policisë së Kosovës dhe kështu do të vazhdojmë edhe më tutje. Është me rëndësi që është krijuar një frymë e mirë e punës së përbashkët edhe për të ardhmen dhe është krijuar vetëdija e vazhdimësisë”, ka thënë kryetari Haliti.

Hidromorava

Komandanti i Stacioni Policor në Viti, kapiten Agim Lipovica, nuk e ka fshehur ndjenjën e mirë që ka përjetuar bashkë me kolegët me rastin e kësaj vizite. “Nuk ka asnjë arsye për të mos pasur bashkëpunimi të mirë. Ne kemi raporte të veçanta dhe të shëndosha me institucionet komunale të Vitisë. Është me rëndësi që kjo frymë të reflektohet edhe në opinion, sepse për ne është me rëndësi të kemi qytetarë sa më të vetëdijesuar, kurse ne si institucione përpiqemi t`iu sigurojmë kushte për jetë dhe siguri”, ka thënë kapiteni Lipovica. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.