Komuna e Vitisë synon largimin e deponive ilegale të mbeturinave

Viti – Me qëllim të largimit të deponive ilegale të mbeturinave Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit gjatë muajit prill do të ndërmerr aksione të shumta të pastrimit dhe të largimit të deponive të tilla.

Këto aksione do të jenë më të shtuar deri me 22 Prill kur edhe shënohet Dita e Tokës. Kjo u bë me dije sot nga Ajet Sallahu, Drejtor i DUPMM-së në Viti, në një aktivitet të pastrimit që u mbajt në qendër të qytetit të Vitisë, konkretisht të Memoriali i gazetarit “Kerem Lawton” në Viti.

Drejtoria Sallahu, ndër tjerash tha se këto aksione të pastrimit do të bëhen në bashkëpunim me drejtoritë komunale, ndërmarrjet ambientale, shoqëritë civile dhe shumë të tjerë. Kurse ai ka folur edhe për rëndësinë e aksionit të pastrimit që ka nisur sot. “Ky aksion i pastrimit që ka nisur sot nga zona përskaj lumit “Morava e Binqës” në qytetin e Vitisë do të vazhdoj tutje deri në fshatin Binqë. Kurse aksione të tilla të pastrimit do të zhvillohen në të gjitha lokalitetet e kësaj komune dhe atë deri me 22 Prill, kur edhe shënohet Dita e Tokës”, u shpreh Sallahu.

Ai tha se në çdo lokalitet por edhe në shkollat e Vitisë do të mbahen ligjërata mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

Kurse zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ndër tjerash njoftoj se me një vendim të veçantë kryetari Haliti e ka shpallur vitin 2018, vit të ambientit duke potencuar se deri me tani janë larguar dy deponi të mëdha të mbeturinave dhe shtoj se për gjatë muajit prill aksionet e tilla do të jenë më të shumta./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).