Eko Higjiena

Komuna e Vitisë shpërndau spërkatëse dhe rroto kosa për fermerët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Në kuadër të projektit për mbështetje të bujqve të komunës së Vitisë, janë shpërndarë sot 20 rroto kosa dhe 60 spërkatëse 400 litërshe, për fermerët.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, në ceremoninë e shpërndarjes së këtij mekanizmi, ka theksuar se Institucionet komunale, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po bënë një punë të shkëlqyer, duke qenë afër bujqve dhe duke mbështetur ata.

Hidromorava

“Ne në vazhdimësi kemi realizuar projekte që kanë për qëllim ofrimin e kushteve të të gjitha kategorive të ndryshme të bujqësisë si në blegtori, perimtari, bletari, lavërtari etj etj. Kështu do të vazhdojmë edhe me mekanizëm të tjerë së shpejti dhe do të jemi përkrah jush”, ka thënë Haliti.

Ndërsa drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, ka bërë të ditur se çdo përfitues i këtij mekanizmi, paraprakisht do të nënshkruaj deklaratën nën betim, që nënkupto se donacionin e marrë nga komuna nuk kanë të drejtë ta tjetërsojnë brenda 3 viteve të ardhshme, përndryshe çdo kush që mund të veproj në kundërshtim të deklaratës, do të penalizohet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.